Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ LAUTARO në gjurmët e MILITOS, por Spalletti frenon entuziazmin

Lautaro Martinez është me siguri një prej blerjeve më të mira të realizuara këtë verë. Sulmuesi argjentinas ka shënuar pothuajse në çdo ndeshje miqësore të organizuar nga Interi, për të kulmuar me supergolin e shënuar të shtunën në Madrid kundër Atleticos.

“Demi”, siç e quajnë të gjithë, është mbështetur që në fillim nga Diego Milito, i cili ka këshilluar Interin që të mos e humbasë këtë mundësi dhe duket se po ecën në gjurmët e heroit të Champions League. Pozicional dhe tepër i saktë në interpretimin e lojës, Lautaro të kujton ish-lojtarin që solli kupën e shumëkërkuar në Milanon zikaltër, me dopietën kundër Bayern Munchen në finale.

20-vjeçari, i cili ka shënuar 22 gola në 48 ndeshje me Racing në Argjentinë, ka edhe shumë personalitet. “Mos më thërrisni Martinez, ka shumë të tillë. Preferoj Lautaro, dua të jem unik”, pati thënë gjatë prezantimit. Dhe në më pak se dy muaj e ka fituar tifozerinë zikaltër. Edhe pse Milito e Zanetti ia kishin shpjeguar peshën e fanellës, ai nuk është trembur por me punë po tregon gjithnjë e më shumë se e meriton edhe numrin 10 mbi shpinë.

Megjithatë, trajneri Luciano Spalleti, përpiqet t’i vërë fre entuziazmit që ka kapluar të gjithë tek Interi për argjentinasin. “Goli i tij ishte i bukur, aksioni dhe veprimi shumë i mirë, por pati edhe shumë topa të humbur”, tha trajneri pas fitores ndaj Atleticos. “Lautaro bën një gol të bukur, por duhet të arrijë të mbajë më shumë topin dhe të dialogojë më mirë me shokët e skuadrës. Përndryshje goli vlen pak”.

Related posts

LILLE ËNDËRRON PËR CR7/ Fonte: I them çdo ditë Ronaldo-s që të vijë këtu, por ai më përgjigjet…

Delo.autor

SI GJITHMONË ME SURPRIZA/ Ja “çmenduria” e fundit nga trajneri Mourinho

Isa.Autor

ATHLETIC BILBAO-REAL MADRID/ Ndizet sfida në “San Mamés”, realizohen 3 gola për 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment