Futboll Gossip La Liga Sport

ÇIFTI FANTASTIK/ SHAKIRA, i dërgon mesazh DASHURIE Pique, pas dorëheqjes nga…

Lamtumirë nga kombëtarja, një vendim përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Pique nuk do të luajë më me Spanjën dhe e ka bërë të ditur diçka të tillë me një komunikatë për shtyp para ndeshjes së Superkupës së Spanjës, ku Barcelona do të përballet me Sevilla, ku pohon dëshirën për t’iu dedikuar vetëm katalanasve në vitet e fundit të karrierës.

Që nga viti 2010, Spanja kishte qenë dashuria e Pique, ndërsa dashuria tjetër e jetës së tij, këngëtarja Shakira, ka shkruar një mesazh për bashkëshortin e tij, në postimin e tij në “Instagram”.

“I dashur, mbyllet një etapë që do të kemi gjithmonë në zemrat tona. Një nga momentet më të bukura të jetës time ka qenë kur të pashë me Kupën e Botës në dorë dhe festuam së bashku,” – shkruan këngëtarja nga Kolumbia.

Në krah të këtij mesazhi ishte shenja me dy gishta, si për të simbolizua germën “V” (viktoria-fitore), si për 2 shkurtin, datëlindja e tyre e përbashkët, 2 shkurt.

Dashuria mes Pique dhe Shakira lindi pikërisht gjatë Botërori 2010 kur mbrojtësi fitoi titullin me Spanjës, ndërsa artistja këndoi “Waka Waka”, himni i asaj veprimtarie.

Çifti ka dy fëmijë dhe shtypi spanjoll tregon që ndër vite nuk kanë pasur asnjë krizë dashurie, përkundrazi postimi i radhës tregon se janë më të bashkuar se kurrë.

Related posts

“ISHTE 1 METËR BRENDA”/ Goli fantazmë tërbon ish-lojtarin e Milan-it, plasin polemikat në Itali

Delo.autor

RREZIKON 100 GODITJE ME KAMXHIK/ Ronaldo shmang udhëtimin në Iran! Klubi: Është i dëmtuar

F.autor

Gol në ndeshjen Manchester United – Brighton

Q.Autor

Leave a Comment