Futboll Sport

PO SHKËLQEN/ Ostende fiton, SHQIPTARËT e ftojnë GURIN tek FLAMURI KUQEZI (VIDEO)

Ostende vazhdon të mrekullojë në Belgjikë, duke fituar takimin e djeshëm brenda fushe ndaj Zulte Varegen, teksa Sindrit Guri ka luajtur 58 minuta, edhe pse nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë, kur rezultati i takimit ishte ende 1-1 pas golit të miqve me Harbaui dhe barazimit vendas të Faes.

Pas daljes së shkodranit, ka ardhur edhe goli i dytë i Ostendes, me Vandendrishe, teksa Sakala ka vulosur rezultatin 3-1 përfundimtar. Festë në fund të ndeshjes, por edhe një episod kurioz… Në tribunën pas porte, ku ishin vendosur tifozët e zjarrtë të Ostendes, që këndonin, dëgjohej thirrja “Guri, Guri!”, teksa dy tifozë, një burrë dhe një fëmijë, kërkonin që sulmuesi të vinte aty, teksa mbanin edhe flamurin e Shqipërisë…

Posted by KV Oostende on Friday, August 24, 2018

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Perisic i thotë “Po” Bayern Munich, ja kontrata që firmos

Delo.autor

Higuan mund të mbetet jashtë ndaj Milanit, Kuadrado dëshiron të luajë me dhimbje

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Të dy ndeshjet mes Chelsea dhe Porto do të luhen në të njëjtin stadium

Delo.autor

Leave a Comment