Futboll Seria A Sport

RONALDO EDHE ZYRTARISHT JASHTË/ Do të humbasë festën e titullit pas…

Cristiano Ronaldo do të humbasë festën e madhe dhe ndjenjën e të shpallurit kampion edhe matematikisht në Serie A.

Juventusi ka nevojë vetëm edhe për një pikë për ta fituar edhe matematikisht titullin e 8 me radhë në Itali, duke mos menduar fare se çfarë do të bëjë Napoli, raporton Gazeta Express.

Për këtë ndeshje, që mund të jetë konfirmuese për kampionin e Serie A për edicionin 2018/19, nuk është ftuar Cristiano Ronaldo.

Ai është lënë jashtë sepse gjatë ditës Allegri tha nuk do të rrezikojnë me 34-vjeçarin, për të cilin do të kenë shumë nevojë javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Kështu, CR7 do të humbasë festën që pritet të bëhet në fushën e SPAL, ashtu si Pjanic, Chiellini, Mandzukic, Costa e Dybala, që gjithashtu janë lënë për t’u pushuar para ndeshjes me Ajaxin në Champions League.

20 lojtarët e ftuar nga Allegri:

Szczesny, De Sciglio, Khedira, Dybala, Alex Sandro, Barzagli, Cuadrado, Kean, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola, Coccolo, Kastanos, Mavididi, Nicolussi Caviglia, Gozzi.

Related posts

MESSI APO RONALDO? Statistikat nxjerrin “Pleshtin” 118 ndeshje më pak (FOTO)

Delo.autor

Roma ofron 40 milionë euro për sulmuesin e Ajax…

Sadik.Autor

PREKËSE/ Djaloshi shpërthen në LOT nga gjesti i SALAH: “Nuk do ta harrojmë kurrë këtë…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment