Futboll Sport

Po vjen FLAMURTARI i madh/ Fanela të reja “NIKE” dhe SPONSOR kompaninë e fuqishme

Flamurtari duket se këtë sezon nuk ka vetëm pretendime por edhe punë konkrete. Afrimet e verës, stafi i ri teknik dhe puna në terren dhanë rezultatet e para në fushë me fitoren kundër Kukësit.

Megjithatë puna nuk ndalet me kaq, pasi administratori i vlonjatëve Sinan Idrizi ka paralajmëruar risi të reja shumë shpejt. Bëhet fjalë për fanelat e klubit të cilat pritet të ndryshojnë, pasi do të jenë të personalizuara nga kompania e famshme amerikane “Nike”. Po ashtu Idrizi ka lajmëruar dhe shfaqjen e një sponsori të ri në fanelë që pritet të jetë kompania e sapothemeleuar ajrore “AIR Albania”.

Këtë gjë Idrizi e bëri të ditur dje pas ndeshjes për mediat, duke thënë se çdo gjë do konkretizohet shumë shpejt.

 

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Hoxha titullar te Partizani, Shehi bën një ndryshim në sulm

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Shënon Bushiç, ekipi i Dajës në avatazh (VIDEO)

Isa.Autor

“Fair play financiar”, duhet parà për Milan e Inter, ja cilët mund të largohen…

Sadik.Autor

Leave a Comment