Futboll Kombëtarja Seria A Sport

PRAPASKENA/ Memushaj zbulon pse iku nga Benevento dhe grindjet me De Zerbi (VIDEO)

Pas një sezoni tepër të vështirë në Serie A me fanellën e Benevento, mesfushori Ledian Memushaj u rikthye te Pescara, aty ku pati shkëlqimin më të madh në karrierën e tij. 31-vjeçari, që më herët ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Pescara gjatë një interviste për mediat italiane thotë se ky do të jetë një sezon tepër i vështirë, ndërsa kërkon impenjim maksimal nga shokët e ekipit. Ai gjithashtu ndalet edhe te aventura në Serie A, ku pas konflikteve me trajnerin De Zerbi, humbi edhe vendin e titullarit.

“Këtë sezon nuk kemi një apo dy liderë në ekip, janë disa dhe është gjë e mirë sepse na duhen. Kampionati këtë vit është i fortë, dhe me këmbët në tokë dhe kokën ulur, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi edhe shumë të rinj në ekip. Në fund të sezonit të kaluar po shpresoja që të kthehesha përsëri këtu, dhe është shumë bukur”, tha fillimisht mesfushori vlonjat për mediat italiane.

Çfarë nuk shkoi me De Zerbi? – “Unë dhe ai kemi karaktere të njëjta. Kishim disa sherre, pasi ai është pak inatçi, gjithsesi, ai ka cilësi mjaft të mira”.

Rikthimi te Pescara – “Këtu te Pescara, gëzohem që gjeta sërish z.Giuseppe Pillon. Nuk kam pasur shumë fat, por me të tek Carpi bëra një sezon fantastik”.

A do t’i gjuash penalltitë? – “Jo, nuk do i godas unë. Kam bërë një operacion në kavilje, dhe nuk jam ende në formën time më të mirë”.

Në këtë edicion Pescara synon të ngjitet në Serie A, por rivaliteti është shumë i madh me disa ekipe që janë përforcuar ndjeshëm. Gjithsesi ky fakt nuk i shqetëson “Delfinët”, që kanë besim se do të bëjnë një sezon të madh.

Related posts

SFIDA NDAJ FRANËS/ Ceremonia e hapjes i besohet Era Istrefit, ja i ftuari special

Delo.autor

Mino Raiola: Balotelli është gati të rikthehet në Premier League

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ “Demi” Lautaro mes kërkesave dhe rinovimit, ja sa kërkon për të qëndruar tek Inter-i…

Delo.autor

Leave a Comment