Tennis

PRETENDENTËT PA PROBLEME/ Federer, Djokovic e Halep fitojnë në Sinsinati

Pas shiut që ka rënë një ditë më parë, që ka sjellë edhe ndërprerjen në mes të disa ndeshjeve në turneun Masters të Sinsinatit në tenis, gjithçka i është rikthyer normalitet dhe kanë vijuar takimet e radhës. Djokovic ka mbyllur sot sfidën e nisur dje ndaj bullgarit Grigor Dimitrov, duke fituar 2-1 (2-6, 6-3, 6-4). Shiu duket se ndihmoi serbin, që pasi e nisi keq ndeshjen arriti t’i përmbysë shifrat, duke avancuar më tej. Një fitore të lehtë arriti edhe Roger Federer, që mundi 2-0 austriakun Leonardo Mayer (6-1, 7-6), në një takim ku vetëm seti i dytë dhuroi rivalitet.

Te femrat avancon më tej numri 1 në botë, tenistja rumune Simona Halep, që mposhti 2-0 (7-5, 6-4) australianen Ashleigt Barty, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës. Një biletë për më tej arriti të sigurojë edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 (6-4, 6-4) amerikanen Amanda Anisimova, ndërsa tenistja holandeze Kiki Bertens mposhti 2-1 estonezen Anett Kontaveit. Turneu Masters i Sinsinatit është turneu i fundit në prag të grand slam të US Open, që do të nisë në fund të gushtit në Nju Jork.

Related posts

TRIUMFON NË GJYSMËFINALE/ Tenisti Djokovic rikthehet fitues në Paris, merr turneun e fundit Masters

Delo.autor

Është kthyer mbreti/ Xhokoviç fiton trofeun që i mungonte në karrierë (VIDEO)

Isa.Autor

Serena Williams: Familja mbi të gjitha, ndaj humbja nuk më tremb më

Isa.Autor

Leave a Comment