Sport Tennis

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Nadal tregon forcën dhe siguron çerekfinalet, eliminohet ish-numri 1 në botë

Është mbyllur sot raundi i katërt i grand slam të Australian Open në tenis, duke përcaktuar edhe 8 tenistët më të mirë në secilën kategori.

Te meshkujt, numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal, mundi 3-1 australianin Nick Kyrgios (6-2, 2-6, 7-6, 7-6). Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku të dy tenistët dueluan fort, por në fund triumfoi spanjolli, që arriti të bëjë diferencën në momentet vendimtare.

Në ndeshjet e tjera për meshkuj spikat kualifikimi i numrit 4 në botë, austriakut Dominic Thiem. Ai mundi 3-0 (6-2, 64, 6-4) francezin Gael Monfils. Një biletë për në çerekfinale sigurojnë edhe zvicerani Stanislas Wawrinka (3-2 ndaj Daniil Medvedev) si dhe gjermani Alexander Zverev (3-0 ndaj Andry Rublev).

Te femrat, suprirzë eliminimi i tenistes gjermane Angelique Kerber, fituese në Melburn ne vitin 2016 dhe ish-numri 1 në botë. Ajo u mund 2-1 nga tenistja ruse Anastasia Pavlyuchenkova (6-7, 7-6, 6-2). Në çerekfinale kualifikohen edhe tenistja rumune Simona Halep (2-0- ndaj Elise Mertens), ajo spanjolle Garbine Muguruza (2-0 ndaj Kiki Bertens) dhe ajo e estoneze Anett Kontaveit (2-1 ndaj Iga Swiatek).

Related posts

DUAN TITULLIN/ Spalletti mesazh drejtuesve: Ja çfarë pres nga merkatoja

Sadik.Autor

POCHETINO “FËRKON DUART”/ KANE “çlirohet”: Tani fillon sezoni im SPEKTAKOLAR

Isa.Autor

NGA TER STEGEN TEK OBLAK/ Njihuni me “Top 10” portierët më të mirë aktualisht në botë

Delo.autor

Leave a Comment