Futboll Sport

Prezantohet Higuain: Milanin e çoj në majë, falënderoj Juven që më solli këtu

Gonzalo Higuain u shfaq krenar në shtëpinë e Milanit, ku u prezantua për mediat si blerja më e rëndësishme e verës. Në Konferencën për shtyp argjentinasi shpjegoi prapaskenat e bisedimeve, si dhe ineteresin e Sarrit te Chelsea.

Një aventurë e rëndësishme pas Realit, Juves dhe Napolit. Çfarë mund të japësh te Milani?

Dua të falënderoj shoqërinë e Milanit për sforcimin ekonomik për të më sjellë ketu. Më motivoi projekti, është një sfidë e madhe për mua në këtë pikë të karrierës. Shpresoj ta shpërblej besimin. Kam ardhur të një skuadër me histori të madhe. Kur më thirrën për të ringritur Milanin, u motivova shumë dhe pranova. Shpresoj të bëj gjëra të mëdha.

Çfarë ke për t’i thënë Juventusit dhe Allegrit?

Vetëm faleminderit Juventusit për dy vitet e mrekullueshme që kalova aty. Allegrin e pata për dy vjet, kishim disa fërkime, por u largova për këtë. Jam këtu se më kërkoi me ngulm Milani. Leonardo më bindi, ndërsa unë kam besim të kjo skuadër. Më pëlqente sesi luante sezonin e kaluar.

Keni zgjedhur nëntën, një numër të rëndë…

Kam veshur të paktën disa fanella të rënda, është një motiv, krenari dhe sfidë. Dua t’u tregoj që investimi që bënë për mua ishte i drejtë.

Ju ka kërkuar edhe Chelsea…

Vlerësimi që kam për Sarrin nuk është diçka e re. Ishte i vetmi që më donte te Chelsea, ndërsa këtu më donin të gjithë dhe kjo është më e bukura.

Ndjen keqardhje që nuk do të luani krah Ronaldos?

Kemi luajtur bashkë në të shkuarën. Nuk ndiej keqardhje, jam shumë i lumtur për sfidën e re. Jam i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë.

Me sa gola do të jesh i kënaqur me veten?

Objektivi personal është të bëj gjithçka për ta çuar Milanin në majë. Sigurisht që duhet të shënoj sa më shumë, të kem bindje dhe dëshirë për t’i fituar të gjitha ndeshjet.

Çfarë nuk të ka pëlqyer te Juventusit?

Gjithçka ka qenë e bukur, titujt e fituar, kupat dhe tifozët e mrekullueshëm. Shoqëria vendosi që nuk do të vazhdoja aty, por unë i falënderoj sepse më sollën këtu, te Milani.

Më parë klubi kuqezi prezantoi mbrojtësin Caldara, i cili u shpreh se pret me padurim të nisë aventurën kuqezi.

Related posts

ISH-FUTBOLLISTI LË NAM NË TRASMETIM LIVE/ Bëhet virale, kapet duke bërë gjestin e mastrubimit (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Oliver Kahn: Real Madridi është një ekip tipik faze…

Sadik.Autor

OFERTA E UNITED/ Skriniar dhe shuma rekord që do të bindë Inter-in

Isa.Autor

Leave a Comment