Futboll Sport

Edhe Sampdoria do të ketë një Ronaldo…

Edhe Sampdoria ka një Ronaldo! Nëpërmjet profilit në “Twitter”, klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen me Ronaldo Vieira.

Në komunikatën për shtyp lexohej: “Presidenti Massimo Ferrero dhe U.C.Sampdoria komunikojnë se kanë përfunduar blerjen e Ronaldo Augusto Vieira Nan (lindur në Bissau, Guinea-Bissau, më 19 korrik 1998) nga klubi i Leeds United F.C.”

Mesfushori i natyralizuar anglez largohet nga Leeds dhe transferohet te Sampdoria ku do të mbajë numrin 4. Prezantimi është bërë i ngjashëm me stilin dhe grafikën që përdori Juventus për blerjen e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, që tanimë është bërë një model simbol në rrjetet sociale.

Related posts

TRIUMFI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Media angleze nuk kursen elozhet për shqiptarin: Paraqitje prej…

Delo.autor

PËRFUNDON TELENOVELA “ICARDI”/ Ja kur kthehet ylli i Interit të stërvitet normalisht me ekipin

Delo.autor

KATASTROFË/ INTERI zhgënjen që në start, gjunjëzohet nga një penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment