Futboll Sport

PROBLEME DHE I VARFËR/ Legjenda PELE shet rezidencën ekskluzive pas 40 vitesh

Legjenda e Brazilit, Pele, e ka shitur rezidencën e tij ekskluzive në Hamptons për 2.2 milionë £, të cilën e kishte në pronësi prej gati 40 vitesh. Tri herë fituesi i Kupës së Botës, aktualisht 77 vjeç, e bleu pronën në fjalë për vetëm 120.000 £ në vitin 1979.

E ndodhur në “Clearwater Beach”, në Springs, në rrethin e pasur të Nju Jorkut, kjo vilë ka gjashtë dhoma gjumi, pesë banjo dhe madje edhe një pishinë të hapur. Brendësia përfshin tavane tepër të lartë, një dysheme të hapur, një kuzhinë të re dhe madje një dhomë mediale.

Shtëpia mahnitëse qëndron në bregdetin po aq mbresëlënës, me ujëra të kulluar si kristali, në një largësi prej 100 kilometrash përgjatë bregut të Long Island nga Manhattan. Pele e bleu këtë shtëpi të pabesueshme dy vite pasi i “vari këpucët në gozhdë”, teksa herën e fundit luajti për New York Cosmos.

Njeriu i 92 ndeshjeve dhe 77 golave me kombëtaren e Brazilit zgjodhi të mbajë një shtëpi pranë NYC dhe bleu këtë vilë menjëherë pas pensionimit si futbollist. Por, pas 39 vjetësh, Pele ka zgjedhur një portofol më të ulët të mirëmbajtjes së shtëpive dhe e ka shitur atë për një çmim të prerë prej 2.2 milionë £.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Kukësi nuk humb kohë, verilindorët kontaktojnë trajnerin gjirokastrit…

Delo.autor

MEDIAT NË ITALI PLASIN “BOMBËN”/ Gaz Demi dhe Olsi Rama ofertë për blerjen e klubit të Lotitos

F.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Andorra-Shqipëri. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment