Futboll Sport

Largimi nga kombëtarja/ DALIC takohet me kreun e Federatës Kroate dhe vulos të ARDHMEN

Zlatko Daliç bëri një punë të shkëlqyer në Botëror me skuadrën e Kroacisë duke e dërguar deri në finale. Të shumtë ishin ata që e përkrahën trajnerin, por të shumtë ishin edhe ata që e hodhën poshtë punën e tij vetëm sepse ai humbi në finale.

Kështu u mendua se Daliç do të largohej por duket se tashmë takimi me kreun e Federatës së Futbollit të Kroacisë duket se ka prodhuar diçka pozitive. Duket se palët kanë rënë dakord dhe Daliç do të vazhdojë të jetë trajneri i kroatëve. Kontrata e re pritet të zyrtarizohet më 20 gusht, kur të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i Federatës.

“Ishte e rëndësishme të flisja hapur me presidentin për të gjitha temat. E falënderoj Davorin që ka kuptuar ato që nuk u kam konsideruar korrekte. Mendoj se i kemi zgjidhur të gjitha këto çështje dhe shoh përpara për sfida të reja”, tha Zlatko Dalic.

Related posts

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Fitorja detyrim, por bastet nuk besojnë te Shqipëria, Serbia shihet favorite

F.autor

ËSHTË VETËM 19-VJEÇ/ Broja fiton besimin e trajnerit Tuhel, ylli shqiptar udhëton me skuadrën drejt… (VIDEO)

Delo.autor

DEBATI PËR FUTBOLLISTIN MË TË MIRË NË BOTË/ Pogba: “Pleshti” është mbi gjithë të tjerët…

Delo.autor

Leave a Comment