Futboll La Liga Sport

PSG e kërkon me ngulm/ Rakitic merr vendimin PËRFUNDIMTAR për të ardhmen

Edhe pse admiruesit i ka të shumtë, aq sa PSG ofroi 90 milionë euro për ta marrë, mesfushori kroat Ivan Rakitic ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Barcelona. Mesfushori kroat luajti 90 minuta në fitoren 1-0 të skuadrës “blaugrana” në fushën e Real, Valladolid, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Valverde.

Kroati ka folur pas ndeshjes, duke thënë se për të ka qenë një periudhë e vështirë, por në fund ka mnarrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. “Ditët e fundit kam reflektuar shumë për të ardhmen time, por në fund kam vendosur të qëndroj. Për mua është një privilegj që mbaj të veshur fanellën e Barcelonës”, tha Rakitic.

Më tej, kroati shprehet se dëshiron ta qëndrojë sa më gjatë të Barcelona. “Do të ishte e mrekullueshme sikur kjo të ndodhte, që të luaja përgjithnjë këtu. Kjo është skuadra ime, këtu dihem mirë dhe besoj se mund të bëjmë ende shuymë gjëra të bukura së bashku”, u shpreh mesfushori 30-vjeçar kroat Ivan Rakitic.

Related posts

TRAGJIKE/ Makina bie në kanal, futbollisti humbet jetën në moshën 27-vjeçare (EMRI)

Delo.autor

EL CLASICO/ Ja cilat janë fjalët e Ronaldos para ndeshjes së madhe

Delo.autor

Skandal: Gjyqtari i “El Clasicos” injoroi albitrin e katër, që i tha se ishte…

Sadik.Autor

Leave a Comment