Futboll Seria A Sport

Strakosha e Hysaj tregojnë pse luajnë në Serie A, mediat italiane japin vlerësimin për shqiptarët

E ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin Lazio duke marrë dy humbje në dy ndeshjet e para të Serisë A. Pas Napolit ishte rradha e Juventusit që të rrëmbente tre pikë kundër Lazios së Thoma Strakoshës dhe Igli Tares. Mirëpo pavarësisht kësaj humbje, e rëndësishme është që portieri shqiptar, Thomas Strakosha, mbetet nga më të vlerësuarit në fushën e lojës.

Kështu ka ndodhur edhe në sfidën kundër Juventus ku portieri shqiptar është vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane. Është faqja “tuttomercatoweb” që e vlerëson Strakoshën, duke evidentuar cilësitë teknike të portierit. “Ai pret shumë mirë me duar në disa raste, ndonjëherë i beson shumë këmbëve. Është i jashtëzakonshëm për Cristiano Ronaldon”-shkruan “tuttomercatoweb”.

Kështu portieri shqiptar vijon të mbetet në formën e tij më të mirë duke e ndihmuar jo pak skuadrën, ndonëse ende nuk ka arritur të gjej pikët e para në kampionat. Në ndeshjen tjetër mes Napolit dhe Milanit, mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj është vlerësuar me notën 6-të nga mediat italiane.

Në fillim ai shfaqet shumë i avancuar në drejtim të portës kundërshtare duke menduar pak për mbrojtjen. Gjithësesi shkodrani është një pikë referimi në mbrojtjen e Napolit, ndaj edhe ai është vlerësuar pozitivisht në këtë ndeshje.

Related posts

“JAM I TRISHTUAR”/ Laporta në reagim zyrtar: Leo donte të qëndronte te Barça, por vjen një moment dhe duhet…

Delo.autor

Guardiola e quajti të “pavlefshëm”, portieri i përgjigjet teknikut spanjoll

Sadik.Autor

Për Mourinhon ka ende shpresë: Gara për titull nuk ka përfunduar

Q.Autor

Leave a Comment