Futboll Seria A Sport

PSG e provoi prapë për Alex Sandron, JUVJA merr vendimin PËRFUNDIMTAR

PSG-ja ka një vit që po tenton t’i rrëmbejë Juventusit Alex Sandro-n. Braziliani pëlqehet së tepërmi në Paris, edhe nga trajneri i ri, Thomas Tuchel, e ai i ka dhënë dritën e gjelbër sërish drejtuesve që të bëjnë një tjetër ofertë për ta blerë atë.

Francezët kontaktuan me drejtuesit bardhezinj dhe u ofruan atyre 60 milionë euro, por nga italianët erdhi përgjigja e menjëhershme ‘jo’. Braziliani konsiderohet si pjesë e rëndësishme e projektit të Massimiliano Allegri-t dhe ky i fundit nuk ka ndërmend ta lërë të ikë.

Për më tepër që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë duke diskutuar me mbrojtësin e majtë për të rinovuar. Kontrata 27 vjeçarit i përfundon në verën e 2020-ës, por te Juvja duan rinovim.

Nisur nga interesimi ata i kanë ofruar rritje rroge. Vetë Alex Sandro kërkon 4.5 milionë euron një sezon dhe Juvja po e mendon këtë, por pritet që të gjendet një e mesme e artë dhe firma në kontratën e re të hidhet.

Related posts

LIVE/ LAÇI-FLAMURTARI: Matjanët kalojnë në avantazh me Gjonin, vlonjatët pa ide (VIDEO)

Isa.Autor

MOMENTE DRAMATIKE VIJNË NGA BJELLORUSIA/ Bate Borisov humbet titullin në minutat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

“I LUMTUR PËR GOLIN E PARË TË HYSAJT”/ Presidenti Duka: Kombëtarja do të ketë nevojë për klasin e tij në shtator

Delo.autor

Leave a Comment