Futboll Sport

TRONDITET KROACIA/ Heroi i DALICIT në Botëror zyrtarizon LARGIMIN nga kombëtarja

Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me largime tek kombëtarja e Kroacisë. Pasi arritën të shkojnë deri në finale të Botërorit, por pa mundur ta fitojnë atë, këtë javë ishin Vedran Çorluka dhe Mario Manxukiç, që i dhanë lamtumirën kombëtares kroate.

Por, ditën e sotme largimin e ka zyrtarizuar edhe portieri hero në këtë Botëror, Danijel Subasiç. 33-vjeçari largohet pas 44 ndeshjesh me kombëtaren. Ai e ka nisur karrierën tek Zadari në Kroaci, ndërsa më pas kaloi tek Hajduku i Splitit. Që nga viti 2012, ai është pjesë e kombëtares së Monakos.

Subasiç, përveç shumë penalltive të pritura, në Rusi u bë i njohur edhe për faktin që poshtë fanellës, luante me bluzën e mikut të tij futbollist, të ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pas përplasjes me një mur betoni, teksa të dy ishin në fushë.

Related posts

NË KORCË DUAN TITULLIN/ Lëvizje tek Skënderbeu për të mirëpritur mbrojtësin

Isa.Autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Operacioni “fshesa” tek Barcelona, 8 lojtarët drejt largimit nga “Katalanasit”

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Porto kthehet vatër Covid-19, trajneri i shqetësuar. Apel për lojtarët e tij

Delo.autor

Leave a Comment