Futboll Sport

PSG i vendos çmimin portugezit, do 60 milionë euro për Gonçalo Guedes

Gonçalo Guedes ka vlerën e 60 milionë eurove. Jo më pak. Kjo është, të paktën, ajo që transmetohet nga klubi parizien. “L’Equipe” njofton në edicionin e vet të së mërkurës se PSG i ka të qarta shifrat e transferimit të portugezit, shumë më e lartë se 40 milionët, që Valencia është e gatshme të paguajë për Guedes, për ta blerë përfundimisht, pas huazimit me një sezon.

“AS” ka raportuar të hënën e kaluar se, pas takimit që u zhvillua në stadiumin kombëtar të Singaporit, midis Valencias dhe PSG, marrëveshja ishte ende larg dhe se nga entiteti spanjoll nuk ka ngut. Valencia e mban këtë politikë, duke e ditur se Guedes dëshiron të kthehet në “Mestalla”.

Në fakt, mosaktivizimi i tij në Singapor duhet të kuptohet si një “dënim” i PSG për mosdurimin e dëgjimit nga lojtari të ndonjë propozimi tjetër. Përkundër kësaj, dhe sipas asaj që thuhet në orët e fundit edhe nga Franca, trajneri Tuchel nuk e përjashton mbajtjen e Guedes në Paris. Një konjukturë e tillë, ekonomike dhe sportive, bën që për menaxherët e Valencias të duket i vështirë misioni për të nënshkruar me portugezin.

Related posts

KUPA E AMERIKËS/ Humbja e Argjentinës, shihni golat e Kolumbisë (VIDEO)

Delo.autor

I THEU HUNDËN KËNGËTARES/ Futbollisti i Barcelonës rrezikon 12 vite burg

Isa.Autor

NOTAT E LOJTARËVE/ Mala e Bardhi “XHEVAHIRET” e Partizanit, zhgënjen mbrojtja e Kukësit

Isa.Autor

Leave a Comment