Futboll Sport

PSG mer një sinjal të qartë/ 3 gola për 14 minuta, Monaco “leksion” Nantes

Monaco tregon “dhëmbët” që në premierën e Ligue 1 kundër Nantes në transfertë. Skuadra nga Principata fitoi thellë 1-3 në “Stade de la Beaujoire”, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë.

Formacioni i Leonardo Jardim u tregua e kujdesshme në pjesën e parë, por në 45 minutat e dyti shfaqi potencialin e saj me 3 gola brenda 14 minutave lojë. Në të 69-ën Rony Lopes ndoqi me zgjuarsi aksionin në shtyllën e dytë, ku realizoi me kokë golin që zhbllokoi takimin.

Në minutën e 80-të Stevan Jovetic, pasi u shërbye me mjeshtëri nga Falcao, nuk gaboi përballë portierit, ndërsa goditjen përfundimtare Nantes ia dha pikërisht sulmuesi kolumbian pranë zonës së portierit i asistuar nga Grandsir.

Në kohën shtesë Sala shkurtoi diferencë në 3-1 me golin e tij që vlejti vetëm për statistikë.

Edhe pse vitet e fundit ka shitur shumë nga “yjet” e saj, skuadra e Monacos vazhdon të mbetet mes skuadrave pretendente në kampionatin francez.

Related posts

BILANCI NEGFATIV/ Barcelona duhet të arkëtojë 124 milionë euro nga merkato, ja futbollistët që pritet të shiten

Delo.autor

SOLSKJAER KËRKON TA MARRË NË EKIP/ Manchester United hidhet në sulm për “Bomberin” e Kosovës…

Delo.autor

JUVENTUS NUK NJEH KUNDËRSHTAR/ Ronaldo i dhuron përmbysjen

Delo.autor

Leave a Comment