Futboll Seria A

Deulofeu kërkon rikthimin në Serie A, dëshiron vetëm Milanin

Pas spekulimeve të shumta se Gerard Deulofeu do të rikthehej në Serie A, me Napolin dhe Interin të cilat ishin interesuar për shërbimet e tij, tashmë ka dalë një emër tjetër në listë, ai i Milanit.

Duket se përvoja e gjysmës së dytë të sezonit të kaluar i ka lënë mbresa lojtarit të Barcelonës dhe një rikthim do të ishte opsioni më i mirë për të.

Sipas raportimeve nga Spanja, Deulofeu u ka shprehur disa miqve të tij dëshirën për t’u rikthyer tek kuqezinjtë.

Ky transferim nuk është aspak i lehtë pasi Milan ka deklaruar që nuk do të jetë aktiv në merkato, por edhe çmimi që Barcelona i ka vendosur lojtarit mbetet po ashtu një problem (20 milionë euro). /Alpenews.al/

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Sërish “Football Leaks”, sa shpenzuan klubet angleze për transferimin e yjeve

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Salah vjedh shfaqjen, “magjitë” po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

I KA TRAJNUAR NË FILLIMET E TYRE/ Boloni: Ronaldo dhe Varane, të veçantë që në moshë të vogël

Delo.autor

Leave a Comment