Futboll La Liga Sport

RAMOS BALTOS RONALDON/ Ia dhashë penalltinë Benzemas sepse nuk jam EGOIST si…

Largimi i Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid ka bërë që Sergio Ramos të jetë goditësi i parë i penalltive për sezonin e ri, pas pasi shënoi nga pika e bardhë gjatë mbrëmjes së diel, kapiteni vendosi që tjetrën ta godiste Karim Benzema.

Benzema goditësi i dytë i penalltive që pas largimit të portugezit dhe Ramos ka shpjeguar se i dha mundësinë nr.9 të ekipit për të treguar shpirtin e grupit.

“Unë jam goditësi i parë i penalltive ai është i dyti,” shprehet Ramos pas fitores 4-1 ndaj Girona-s. “Nuk mund të tregohesh egoist, duhet të tregosh shpirtin e grupit.”

Mbrojtësi shënoi golin me një stil “panenka”, dhe shton: “Ishte diçka e improvizuar. Është një teknikë që kam kohë që e përdor dhe portierët zakonisht e dinë.” Benzema gjithashtu shënoi nga pika e bardhë.

Related posts

STUDIMI/ Prof. Dr. Kim Drasa: A duhet ndaluar vërtetë seksi para sportit?

Delo.autor

Përballjet e Ligës së Kombeve/ PANUCCI rikthen në Kombëtare 2 SUPER mesfushorë

Isa.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Sërish probleme për Zidane, dëmtohet ylli i Realit

Delo.autor

Leave a Comment