Futboll Seria A Sport

E TRISHTË/ Futbolli Italian në zi, vdes nga sëmundje e rëndë talenti i Atalantës (EMRI)

Futbolli italian është tronditur së fundmi nga vdekja e mesfushorit të Atalantës, Uilli Ta Bi në moshën 21-vjeçari. Lojtari nga Bregu i Fildishtë vuante nga kanceri në mëlçi prej kohësh  dhe ditën e sotme ai u nda nga jeta. Lajmi u konfirmua nga klubi bergamesk.

“Vajtojmë ndarjen e parakoshme nga jeta të futbollistit tonë dhe kampionit të Italisë U19, Uillia Braçiano Ta Bi. Ndajmë dhimbjen me familjen dhe njerëzit e dashur. Shpirti yt u prehtë në paqe, Uilli!”, shkruhet në njoftimin e Atalantës.

Uilli Ta Bi spikati me të rinjtë e Atalantës duke fituar titullin kampion të Italisë për moshën 19-vjeçare. Ai ishte bashkuar me skuadrën e parë bergameske, por fatkeqësisht, nuk ia doli të debutonte dhe të luante në Serinë A.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Mbrojtja e Gjermanisë bëhet lëmsh, Ukraina e ndëshkon (VIDEO)

Delo.autor

U HODH SHORTI/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo. Maqedonia e Veriut gjen kampionët e Europës

Delo.autor

Një ngjitëse sa një birrë, koleksionuesit e Panini-t sulmojnë kompaninë

Sadik.Autor

Leave a Comment