Futboll Seria A Sport

Reina sfidon Donarrummën dhe jep parashikimin e tij në garën e titullit…

Pepe Reina kaloi nga Napoli te Milan dhe po garon me Gigio Donnarumma për postin e titullarit te skuadra e drejtuar nga Gennar Gattuso.

“Admiroj dhe kam shumë respekt për Gigio, që më ka pritur shumë mirë te Milan, bashkë me vëllanë e tij, do të mësoj ata si unë do mësoj prej tyre. Unë po punoj për të qenë titullar, si të gjithë futbollistët në botë. I takon trajnerit të vendosë, dëshira ime është që këtë sezon të jem pjesë e Milan duke pasur ambicien normale për të pasur shanset e mia në portën e këtij ekipi,” – deklaroi spanjolli.

Te kuqezinjtë, ai do të gjejë shokun e vjetër Higuain: “Eshtë një futbollist shumë i aftë dhe shpresoj të na ndihmojë. Unë bisedova me të kur po mendohej dhe i garantova se te Milan do të gjejë një ambient të shkëlqyer për të shënuar një mal me gola.”

Reina parashikon dhe garën për titullin: “Mendoj se Juventus është dukshëm një hap mbi të gjithë ekipet e tjera. Te Milan nuk mund të flasim për titullin kampion, por do të flasim gjithmonë për arritjen e një vendi në Champions. Juventus do të fitojë titullin, nëse nuk ia del do të thotë që e ka fituar Napoli.”

Related posts

PLAS TEK JUVJA/ Allegri merr vendimin e ÇUDITSHËM për DYBALËN kundër Parmës

Isa.Autor

GENOA – MILAN, formacioni i mundshem per sot:

Q.Autor

Ronaldo asiston/ Ylli i Juventusit shënon golin e dytë kundër Bolongas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment