Futboll Sport

RINOVIMI I KONTRATËS/ William tek CHELSEA deri në 2022-shin

Edhe pse pati kërkesa nga skuadrat më të mëdha të Europës, mesfushori brazilian Willian qëndroin te Chelsea, që për ta “shpërblyer” për besnikërinë ka vendosur t’i rinovojë edhe me dy vite kontratë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, mesfushori do të shtyjë edhe me dy vite të tjera kontratën që i skadon në vitin 2020, duke e rinovuar atë deri në vitin 2022.

Përveç kësaj, Willian do të përfitojë edhe një rrogë më të lartë nga ajo aktuale (120 mijë stërlina në javë), e cila mund të shkojë deri në 200 mijë stërlina, ndërkohë që ka 5 sezone që luan në Londër me skuadrën e Chelsea. Gjatë merkatos së verës, ekipet e Manchester United dhe Barcelonës tentuan të rrëmbejnë lojtarin brazilian, por nuk ia dolën dot mbanë.

Related posts

RUSI 2018/ Neuer e ul në stol, shpërthen Ter Stegen: Është një situatë zhgënjyese

Sadik.Autor

Theo Walcott drejt largimit nga Arsenal, gati transferimi tek Watford

Q.Autor

E dielë barazimesh/ Werderi i Rashicës lë dy pikë në fund

Isa.Autor

Leave a Comment