Futboll Sport

Milinkoviç Savic, ose Rabiot në gong: Merkato e Milanit nuk ka përfunduar

Ardhja e Leonardos dhe “Elliott” te Milani e kanë ndryshuar fytyrën e klubit. Së pari, operacioni Caldara-Higuain, pastaj ardhja e Maldinit dhe shumë operacione të tjera dalëse dhe hyrëse. Megjithatë, nuk mund të konkludohet merkatoja e kuqezinjve për këtë verë. Teksa po afron gongu i mbylljes së transferimeve, po tentohen emrat e Sergei Milinkoviç-Savic dhe Adrien Rabiot.

Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, pista “Milinkoviç-Savic” nuk ka rënë në shtëpinë e “Djallit”, i cili shpreson të rrëmbejë lojtarin nga Lotito, duke i afruar për momentin 30 milionë euro për huazimin dhe 50 milionë të tjera për blerjen përfundimtare, si dhe shtimin në marrëveshje të njërit prej Bonaventura dhe Borini.

Lazio e ka hedhur poshtë një propozim të tillë, sepse do të preferonte një shumë më të lartë, menjëherë, një total prej 120 milionë euro “cash”.

Megjithatë, Milani nuk dorëzohet. Lojtari serb do të tentohet deri në minutën e fundit, para mbylljes së merkatos. Ndërkohë, Leonardo vazhdon ta mbajë një sy nga situata me Adrien Rabiot, qëndrimi i të cilit te PSG nuk duket i sigurtë. Trajneri Tuchel i ka kërkuar mesfushorit për të vendosur një herë e mirë për të ardhmen e tij, ndërsa nëna-agjente e Rabiot ka qenë e hapur për një rinovim jo më shumë se tre vjet, por sigurisht me pagë më të lartë se sa fiton tani.

Alternativa e fundit përfaqësohet në vend nga Daniele Baselli: Sipas “Corriere dello Sport”, Torino e vlerëson 18 milionë euro lojtarin, ndërsa kuqezinjtë do të punojnë për një huazim të zakonshëm, me të drejtë blerjeje. “Granata” do të preferonin një zgjidhje të përhershme e menjëherë, por mbetet të kuptohet nëse klubi piemontez do të kishte kohë të kërkonte zëvendësim. “Djalli” studion goditjen përfundimtare në merkato, çka duket një garë emocionale kundër kohës.

Related posts

EURO 2020/ Ja si Franca çau murin “kuqezi” dhe na ndëshkoi (VIDEO)

Delo.autor

FLORJAN MARKU VAZHDON TË SHKËLQEJË NË RING/ Boksieri britanik injoron: S’meriton të ndeshet me më të mirët

Delo.autor

DERBI I ITALISË NË MERKATO/ Juventus dhe Inter në “luftë” për shërbimet e lojtarit të Arsenal…

Delo.autor

Leave a Comment