Futboll Sport

Mbappe lë në hije Neymar/ Paris SG i falet adoleshentit kampion bote (VIDEO)

Paris SG ka nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin francez, pasi siguroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje, duke mundur këtë herë 3-1 Guingamp, edhe pse iu desh të përmbyste golin fillestar të të zotëve të shtëpisë. Pas një pjese të parë pa shumë shumë emocione, ishte Kylian Mbappe që i dha fitoren skuadrës pasi u fut në pjesën e dytë dhe realizoi dy gola. Më parë Nymar arriti të barazonte rezultatin me penallti, të cilën e fitoi po vetë.

Por paraqitja e brazilianit ishte larg formës së tij më të mirë, ndërsa vetëm me futjen e supertalentit francez skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ndryshoi pamje dhe mundi të sigurojë tri pikët e para. Ndërkohë Gianluigi Buffon ishte sërish titullar në portë, duke shuar përfundimisht dyshimet që u ngritën para nisjes së sezonit kur Tuchel pati thënë se nuk kishte vendosur ende kush do të ishte numri 1 i portës.

Italiani bëri një pritje të mirë për t’i mohuar një gol sulmuesi të Guingamp, Roux, por në minutën e 20 ai nuk gaboi dhe kaloi të tijët në avantazh. PSG pësoi edhe golin e dytë, por ai u anullua nga VAR për një faull në sulm.

Futja e Mbappe në vend të Timothy Weah ndryshoi tërësisht gjërat në fushë, dhe miqtë barazuan tetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë me Neymar. 19-vjeçari francez më pas kombinoi bukr me Angel Di Marian për të shënuar golin e avantazhit, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt dribloi disa mbrojtës për të kaluar topin mbi portierin kundërshtar duke vulosur fitoren e të tijëve.

Related posts

NGA FUTBOLLISTËT TEK PRESIDENTËT E KLUBEVE/ Ja kur sportistët kanë pasur nevojën e truprojave

Delo.autor

Lojtarët e Realit supersticioz, të njëjtat veprime si në finalen e 1 viti më parë (FOTO)

Sadik.Autor

Man United kërkon yllin e pashitshëm të Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment