Futboll Seria A Sport

Ronaldo gjen Allegrin/ SOT trajnimi i parë i plotë i Juventusit në Torino

SuperJuve lind sot në “Continassa”. Pasdite, lojtarët që morën pjesë në turneun amerikan do të bashkohen me Cristiano Ronaldon dhe bardhezinjtë e Kupës së Botës, që kanë punuar në Torino nga 30 korriku. Do të jetë trajnimi i parë i plotë i ekipit dhe njëkohësisht hera e parë e CR7 nën urdhërat e trajnerit Massimiliano Allegrit.

Vetëm Blaise Matuidi, i cili do të kthehet në Torino të premten, do të mungojë. Dy pikat e referimit te “Zonja e Vjetër”, Ronaldo dhe Dybala, kanë treguar të kenë një ndjenjë të mirë gjatë ushtrimeve me topin. Duke u bazuar specifikisht te këta të dy, Allegri do të ndërtojë ekipin e ri, që synon të fitojë Ligën e Kampionëve.

Mbrapa, mbrojtja me katër është baza, që do të mbështesë Juven, ndërsa Pjanic do të formojë mesfushën, se bashku me dy lojtarë të tjerë. Dybala do të jetë në repartin ofensiv, si pjesë e një “tridenti” në të cilin udhëheq Ronaldo. Një formacion që, nga moduli 4-3-3 mund të bëhet 4-3-2-1, sipas interpretuesve.

Related posts

ARGJENTINA NË RADARËT E FIFA-S/ Kampionët e botës nën hetim nga organi më i lartë i futbollit

F.autor

MOMENTE FRIKE/ Panik në kampionatin shqiptar, përplaset me arbitrin dhe futbollistit i ikën… gjuha

Delo.autor

DRITË JESHILE PËR MILANIN/ Fondacioni Elliott ka vendosur të investojë 

Isa.Autor

Leave a Comment