Futboll Premier League Sport

ARSENALI I PAMPOSHTUR/ Lukas Torreira i ka siguruar fitoren “Topçinjve” me një roveshat…

Lukas Torreira ia ka siguruar Arsenalit një fitore të rëndësishme me një gol të vonshëm, por tejet të bukur me gërshërë, ndaj Huddersfieldit të shtunën në Londër.

Skuadra e Unai Emeryt po vinte nga nja barazim ndaj Manchester Unitedit në mesjavë dhe kur u duk se do ta regjistronte barazimin e dytë radhazi kundër skuadrës në pjesën e poshtme të renditjes në Premierligë, mesfushori uruguaian pati një përgjigje brilante duke realizuar gol të bukur me gërshërë shtatë minuta para kohës së rregullt.

Kjo fitore e ngrit Arsenalin në pozitën e tretë me 34 pikë, tetë më pak se lideri, Liverpool, dhe një më shumë se vendi i katërt, Tottenham, por i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pjesa e parë e këtij ballafaqimi ishte mjaft e tensionuar me shumë karton të shpërndarë nga gjyqtari për të dy palët.

Në mesin e katër futbollistëve të Arsenalit të ndëshkuar në këtë pjesë lojë ishin edhe shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Në total, shtatë karton të verdhë u ndan nga gjyqtari për të dy skuadrat, katër për “Topçinjtë” dhe tri dhe vizitorët.

Përkundër nëntë tentimeve në drejtim të portës së vendasve, Fulhami nuk e pati asnjë goditje në kornizë.

Ndërsa, një nga dy goditjet e Arsenalit në kornizën e portës mysafire përfundoi në rrjetë.

Lukas Torreira shënoi me gërshërë i papenguar nga një distancë prej pesë metrave, duke i dhënë fitoren Arsenalit, që është skuadër e pamposhtur në 21 takimet e fundit.

Related posts

E BUJSHME NGA HOLANDA/ Garancia bankare bllokon transferimin e De Ligt Juventus, ja arsyeja

Delo.autor

CHAMPIONS/ REALI rimerr kreun me goleadë, BAYERN bën detyrën me AEK-un

Isa.Autor

Mbledhje urgjente te Lushnja, ja çfarë u vendos

Q.Autor

Leave a Comment