Futboll Seria A Sport

RONALDO jo vetëm e “tradhtoi”, por i rrëmbeu edhe fizioterapistin REALIT

Juventusi çuditi botën e futbollit me blerjen e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit për 100 milionë euro, duke i siguruar portugezit një pagë të majme vjetore 30 milionë euro. Mirëpo CR7 nuk ka qenë i vetmi që braktisi “Los Blancos” për t’iu bashkuar bardhezinjve.

Më këshillën ose kërkesën e “yllit” portugez Juvetusi “bleu” edhe fizioterapistin Javier Santamaria, më synimin për ta mbajtur gjatë gjithë sezonit në formë 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Për 16 vite Javier Santamaria ka qenë pjesë e stafit mjekësor të Realit, ndërsa në vitin 2014 Ronaldo e mori me vete edhe gjatë grumbullimeve me përfaqësuesen e Portugalisë për Botërorin që u zhvillua në Brazil.

Në fakt, Juventusi kishte nevojë për të plotësuar stafit me një fizioterapist dhe kur Ronaldo bëri propozimin e tij, të gjithë mbetën të kënaqur.

Related posts

Zyrtare: Laporte lojtar i Manchester Cityt

Q.Autor

JENI GATI TË PRISNI FINALEN/ 2 euro birra dhe 10 euro dreka, ja çfarë ofron Kievi

Sadik.Autor

Pas Suarezit, ”skifterët” vjedhin në shtëpinë e Piques dhe Shakirës

Sadik.Autor

Leave a Comment