Futboll Kombëtarja Sport

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Ish-sulmuesi Kapllani: Duhet të jemi të kujdesshëm prapa, por…

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, gjendet sot i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe në një intervistë para ndeshjes me Turqinë, ai shpresoj që të jetë një ogur i mirë për Kombëtaren në këtë takim të parë, dhe shprehet se duhet të rrezikojmë më shumë para, për të shënuar më shumë.

Si të është dukur Shqipëria?

Fillimi ka qenë shumë i mirë. Më pas, pati një luhatje negative, por shpresoj që sot si ndeshje e parë, të marrim një rezultat pozitiv. Shpresoj të jem me këmbën e mbarë dhe unë, sepse edhe në Portugali isha, dhe fituam 1-0.

Këshillë për Balajn?

Asnjë këshillë, do ishte gjëja më e bukur të shënonte me një, apo gjysmë rasti. Kuptohet që do ishte Balaj, pasi Sadiku vinte nga një dëmtim i gjatë. Balaj vjen nga një formë e mirë, nga çfarë kam lexuar.

Kemi shënuar shumë pak këto kohë. Çfarë duhet të ndryshojmë që të jemi kompetitivë?

Duhet të luajmë pak me më shumë rrezik para. Grezda nuk luan sot, por Uzuni ka cilësi shumë të mira. Shpresoja që Grezda të bënte diferencën sot, por ta shohim në pjesën e dytë. Duhet të jemi të kujdesshëm prapa, por edhe të krijojmë aksione para.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Brazili me të gjithë yjet, Zvicra hedh 4 shqiptarë në fushë

Sadik.Autor

Driblimi magjik i Odegaard është shpërndarë më shumë se fotot e Kim Kardashian

Q.Autor

KAOS TE LAÇI/ Trajneri Mërgjyshi braktis stërvitjen. Ja situata në kampin kurbinas

Isa.Autor

Leave a Comment