Futboll La Liga Sport

Rrëfehet djali i “legjendës”: Që kur isha i vogël e kam ndjerë presionin e mbiemrit

Jeta e futbollistit mund të jetë më e vështirë sesa mendohet. Mjafton të pyesësh Enzo Zidane, djalin e Zinedine Zidane.

Nga një talent premtues i “Cantera” të Real Madrid, e gjeti veten të detyruar të ndryshojë ambient për të luajtur minutat e mjaftueshme që i mungonin te “Los Blancos”, ku ishte i penguar edhe nga paragjykimi.

23-vjeçari do të luajë me Rayo Majadahonda, klub që është ngjitur në kategorinë e dytë spanjoll. Ai ka shpjeguar arsyet e kësaj zgjidhje në një intervistë për “Marca”: “Presionin e kam pasur që i vogël dhe nuk do të ndryshojë kurrë si situatë. Gjithsesi përpiqem të mos e ndjej peshën e presionit që më sjell mbiemri Zidane dhe të jem Enzo më i mirë i mundshëm.”

Më pas, Enzo Zidane vazhdon: “Njerëzit të krahasojnë, të krijojnë dhe thotë se luan futboll vetëm se je djali i Zidane. Por nuk përpiqem të mos mendoj për këto gjëra. Kryesorja është që familja të jetë krenare për mua. Mendoj vetëm të rritem personalisht dhe asgjë tjetër. Real Madrid është skuadra më e fortë në botë dhe është e vështirë të gjesh vend atje. Ky është futbolli.”

Në fund, vjen edhe një koment për Luca, vëllai i tij që është portieri i tretë i Real: “Nëse nuk luan rregullisht në vitet e ardhshme, edhe ai duhet të gjejë një ekip tjetër.”

Related posts

Dëmtohet Lacazette, 6 javë jashtë fushave

Q.Autor

Real Madrid kërkon një mbrojtës krahu si alternativë për Marcelon, objektiv mbrojtësi i Dortmund

Sadik.Autor

PASI VIDA REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Milan dhe Juventus ja hedhin paq. Conte në “ankth” për kroatët e tij

Delo.autor

Leave a Comment