Boks Sport Të tjera

PROVOKON JOSHUA/ Boksieri Usyk: Le të ndërrojë trajnerë, sërish humbës do të jetë

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk nuk i intereson aspak se çfarë po bën rivali i tij Anthony Joshua, që prej disa kohësh është vënë në kërkim të një trajneri të ri për revanshin mes tyre. Usyk u shpreh se është përqendruar te puna e tij dhe përgatitja sa më mirë prë duelin që ata do të zhvillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin e parë zhvilluar mes tyre në shtatorin e këtij viti, duke i marrë britanikut titujt kampionë bote në peshën e rëndë. “Nuk më intereson se çfarë bën ai, ato janë çështje që i përkasin atij. Unë bëj punën time, përgatitem e stërvitem për të qenë gati për duelin e dytë”, tha Usyk.

“Jam i kënaqur që do të përballem sërish me Joshua, pasi do të fitoj sërish. Ai mund të ndërrojë trajnerë, por ndaj meje do të humbasë. Unë jam fokusuar te kjo sfidë dhe unifikimi i titujve kampionë. I kam idetë e qartë si për revanshin ashtu dhe për të ardhmen time. Së shpejti do t’ju bëjmë me dije gjithçka”, u shpreh Usyk.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Shakhtar-Real Madrid. Rezultati 0-5

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ “Ylli” kroat DËMTOHET në KOFSHË, pritet të rikthehet në…

Isa.Autor

PERLË NGA VLORA/ Lojtarët e Flamurtarit tregojnë muskujt pasi mundën Partizanin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment