Futboll Seria A Sport

RRËFEHET “PERANDORI”/ ALKOOL, FEMRA dhe… sekreti që ka mbajtur INTERI

Interi ka pretënduar se ish-lojtari i tyre Adriano ka qenë i dëmtuar për të fshehur problemet me alkolin pas vdekjes së babait të tij.

Braziliani ka mbajtur nofkën “perandori” falë talentit të tij në fushën e blertë, por alkoli i shkatërroi karrierën.
Lufta e Adrianos është reflektuar edhe gjatë kohës që ka luajtur me zikaltëritë. Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane sulmuesi ka thënë:

“Vetëm unë e di sa kam vuajtur. Vdekja e babait më la një zbrazëti të madhe, ndihesha shumë i vetmuar. Pas ikjes së tij nga jeta gjithçka po përkeqësohej, pasi u mbylla në vetvete.
Isha vetëm në Itali, i mërzitur dhe në depresion, pastaj fillova të pija. Ndihesha i lumtur kur pija, prandaj e bëja çdo natë.
Pija gjithçka që më binte në dorë. Stafi mjekësor më dërgonte të flija në infermieri por Interi thoshte në media që kisha thjesht probleme muskulore. ”

Related posts

VEPRIM I TURPSHËM/ Lojtari i Burnley rrezikon PEZULLIMIN pas incidentit ndaj Watford

Isa.Autor

E PAPRITUR NGA JASIR ASANI/ Sulmuesi i Kombëtares merr vendimin drastik për të ardhmen

F.autor

FOKUS TEK RIMËKËMBJA EKONOMIKE/ Juventus afron në bordin e klubit ish-drejtorin e Ferrarit…

Delo.autor

Leave a Comment