Futboll Premier League Sport

SARRI DEMASKON SERIE A/ Futbolli në ITALI është LUFTË, në ANGLI është…

Edhe pse nga Italia e veçanërisht nga Napoli vazhdojnë të vijnë kritika në adresën e tij, trajneri Maurizio Sarri duket se e ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe përgatit me qetësi ndeshjen e radhës së Chelsea në Premier League, atë ndaj Newcastle. Duke folur për këtë sfidë, trajneri italian kujton kolegun e rivalëve, Rafa Benitez, të cilin e zëvendësoi te Napoli 3 sezone më parë. “Kur u bëra trajner i Napolit pata ndjesinë se ekipi që unë doja të ndërtoja ishte gati për filozofinë time të lojës. Nëse do të shkoja aty pas një viti apo pas një trajneri tjetër, do ta kisha të vështirë. Ndaj e falënderoj Rafa, pasi është një trajner i madh”, tha Sarri.

“Sfisda e së dielës do të jetë e vështirë për ne, luajmë jashtë fushe dhe ndaj një ekipi të vështirë, një rival i rrezikshëm. Në këtë fushë, vjet janë mundur Manchester United dhe Arsenal”, shprehet Sarri. Trajneri italian shton se është që tan ii “dashuruar” me Premier League, që sipas tij është krejt ndryshe nga kampionati italian. “Në Itali plas lufta pa nisur mirë ndeshja dhe nëse pas 20 minutash lojë një ekip udhëheq 2-0 ajo ndeshje mund të konsiderohet e përfunduar. Ndërsa këtu, periudha para ndeshjes është një festë dhe lufta është në fushë. Ndeshja është e hapur deri në fund. Ndaj e kuptoni që do ta zgjidhja me lehtësi Premier League para Serisë A”, tha Sarri.

Related posts

VIJON TË JETË AKTIV NË MERKATO/ Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin…

Delo.autor

ÇFARË P*DH** E NËNËS PE ? Diego Costa rrezikon dënimin e ashpër, mund të mbyllë sezonin

Delo.autor

AMBIENTET E BRENDSHME TË STADIUMIT “ARENA KOMBËTARE”/ Shikoni pamjet fantastike të impiantit modern… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment