Futboll Sport

Skandali në Shkodër/ Vllaznia nuk merr futbollistin e kombëtares shqiptare

Vllazninë për herë të parë pas shumë vitesh nuk do e shohim në Superligë këtë sezon, por në Kategorinë e Parë. Kjo si rrjedhojë e një sezoni të dështuar në të kaluarin ku shkodranët e panë veten të rrëzoheshin nga Superliga. Një degradim i kuqebluve që për shkak edhe të menaxhimit të gabuar të drejtuesve bënë që Vllaznia të pësonte atë fat.

Por duket se në Shkodër nuk po vënë mend e nuk po mundohen të korigjojnë gabimet e së shkuarës. Së fundmi në akademinë e Vllaznise janë bërë seleksionimet për grup-moshat U-17 dhe U-19. Akademia që ka qenë një burim lojtarësh për ekipin e parë ndër vite duket se tashmë po e humb prestigjin e saj.

Nga ajo që mësohet së fundmi ështe se në ekipin U-17 të drejtuar nga Brikeno Bizi nuk ështe bërë pjesë e skuadrës lojtari i kombëtares së Shqipërisë U-15, Albi Shpuza. Shpuza që luan si mesfushor i avancuar dhe që është aktivizuar shpesh edhe me kuqezinjtë nuk është përzgjedhur në 22 lojtarët që do përbëjnë U-17 të Vllaznisë këtë sezon.

Në Shkodër ka një skandal përsa i përket kësaj çështjeje sepse djaloshi nuk është lënë jashtë ekipit sepse nuk e meriton, por për shkak se seleksionimet e lojtarëve po bëhen në mënyrë “alla shqiptarçe”. Ku futbollistët po zgjidhen me mik ose në tavolina dreke.

Duket se drejtuesit e klubit dhe po ata të akademisë po deformojnë edhe atë gjë me të cilën krenoheshin në Shkodër. Edhe futbolli i fëmijëve po bëhet “pis” dhe Vllaznia ende nuk duket se është futur në shinat e duhura për shkak të drejtuesve që në Shkodër po çojnë futbollin drejt degradimit total.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bournemouth-Arsenal. Rezultati 1-1

Delo.autor

Hidhet shorti i Copa del Rey, Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ANDORËS PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë, ja dy lojtarët që munguan…

Delo.autor

Leave a Comment