Sport Tennis

Serena Williams: Familja mbi të gjitha, ndaj humbja nuk më tremb më

Tenistja amerikane Serena Williams u shpreh se e ka lënë pas krahëve eliminimin e shpejtë në turneun e San Jose, ku ajo u mund 2-0 (6-1, 6-0) nga britanikja Johanna Konta, ndeshja më e dobët dhe rezultati më i keq në karrierë për ish-numrin 1 në botë. Serena u shpreh se tashmë tenisi është më së shumti një pasion për të, pasi në krye të listës për tenisten amerikane është familja. “Nuk e kam menduar shumë gjatë atë humbje, pasi kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë, siç është vajza ime, familja ime”, tha Serena Williams.

“Tashmë prioritet për mua është vajza ime Olympia. Tenisi është gjithnjë i rëndësishëm për mua, por Olympia, familja dhe Zoti janë më të rëndësishëm se sporti. Për momentin po përpiqem të gjej balancën e duhur mes tyre, për të arritur aty ku dëshiroj”, tha më tej Serena Williams, që doli në finalen e grand slam të Wimbledon pak kohë më parë. “Nuk e mohoj që kam dëshirë të rikthehem sërish numri 1 në botë, por nuk do të bëj çmendurira për ta arritur. Unë kam arritur aty kum kam dashur dhe tani po shijoj më shumë kohë me familjen”, u shpreh motra e vogël e familjes Williams.

Related posts

SKANDAL/ Sekuestrohen në aeroport fanellat e Kolumbisë, ishin të mbushura me KOKAINË

Sadik.Autor

NJË PILOT I JASHTËZAKONSHËM NË FORMULA 1/ Kimi Raikonen rrëfen: 16 ditë i dehur? Ishte diçka…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Ancelotti ka zbuluar një “bishë”, sulmuesi i pandalshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment