Futboll La Liga Sport

SKANDALI TEK RUSIA/ Shkëlqeu në Botëror: Babai denoncon ish-futbollistin e REALIT

Rusia është goditur rëndë vitet e fundit nga dënimet për përdorimin e substancave të ndaluara doping në atletikë. Por rasti i fundit përbën një skandal të vërtetë për futbollin rus sidomos për ekipin përfaqësues. Mesfushori i Valencias Denis Cheryshev është përmendur nga babai i tij Dimitri në një intervistë se i biri ka përdorur hormone për rritjen e muskujve përpara nisjes së Kupës së Botës.

27-vjeçari shkëlqu në Kupën e Botës përpara publikut të tij duke shënuar plot 4 herë në 5 ndeshje. Deklarata ka bërë që të nisë hetim nga Agjensia Spanjolle Anti-Dopingut. Më pas do të veprojë dhe Agjensia Botërore e Anti-Dopingut 9 (WADA). Hormonet që sjellin rritjen e muskujve nuk konsiderohen doping në listën e medikamenteve të ndaluara nga WADA, por nëse merret në kushte të panevojshme kjo përbën shkelje.

Nëse pretendimet vërtetohen, Cheryshev rrezikon të përjashtohet nga futbolli për 4 vite. Federata Ruse e Futbollit pretendon se lojtari ka marrë nëpërmjet injeksioni “platelet-rich plasma” (PRP), që njihet si faktor që sjell rritje të muskujve. Kjo substancë nuk e konsiderohet një substancë e ndaluar nga FRF.

 

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ekuban i bashkohet Partizanit, vjen nga Verona

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi i Premier League firmos në Arabinë Saudite

F.autor

SHQIPËRI-HUNGARI/ Kthehen tifozët dhe radha për biletat e fundit. Shihni situatën para “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment