Futboll La Liga Sport

Sergio Ramos i BINDUR: Real Madrid do të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldo

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos këmbëngul të thotë qartë dhe më zë të lartë se jo, Real nuk ka mbaruar me largimin e Cristiano Ronaldo. “Këtu kemi krijuar një grup, çelësi i suksesit tonë është se kemi qenë gjithmonë një familje e bashkuar. Kemi humbur një futbollist të rëndësishëm dhe në gjëndje për të prishur ekuilibrat, por jo për këtë arsye do të ndalim së fituari. Klubi është më i rëndësishëm se çdo futbollist, përfshirë dhe ata më përfaqësues si Cristiano. Real nuk do të ndalë së fituari”, deklaroi kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos.

Më pas Ramos, i pyetur në lidhje me përplasjen kundër Salah në finalen e Champions League dhe të kritikave nga Klopp, u shpreh: “Nuk dua të insistoj mbi këtë argument, tashmë e kam thënë atë që mendoja. Nëse kjo gjë u shërben për të justifikuar humbjen e finales, atëherë nuk është e para që humbasin. Por nuk ka rëndësi. Unë e konsideroj si një prej trajnerëve më të mirë, dhe në fakt e kam votuar, mbase kështu është pak më i qetë”.

Related posts

BARCELONA-LIVERPOOL/ Gjysëmfinalja e dytë në Champions, përballja që garanton emocione

Delo.autor

Zlatko Daliç: Modriç është një mrekulli, do të argëtohemi ndaj Anglisë

Isa.Autor

“Unë jam Thomas Strakosha, kjo është historia ime”: Video e Lazios për ditëlindjen

Sadik.Autor

Leave a Comment