Futboll Sport

“DUHET TË LUAJMË SI…”/ Benzema me sy nga Barcelona: Messi? Të kemi kujdes me të

Të shtunën mbrëma, luhet klasikja e futbollit, Real Madrid-Barcelona, një ndeshje e cila mund të përcaktojë fatet e sezonit.

Të dyja skuadra ndodhen 2 pikë larg njëra-tjetrës, me blaugranasit që lënë pas tyre rivalët e përjetshëm dhe kërkojnë të ruajnë hapin e Real Madridit. Këtë sezon, sulmuesi francez, Karim Benzema, po shkëlqen në sulm me madrilenët teksa ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 6 asiste për shokët e ekipit.

33-vjeçari në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle u shpreh se Reali do të mundohet të fitojë dhe çelësi do të jetë izolimi i Mesit.

“Barcelonës i pëlqen të luajë me topin dhe mbi të gjitha ata kanë një portier të shkëlqyer, që di të luajë mirë edhe me këmbë. Mesi bën gjithçka në fushë dhe duhet të kemi shumë kujdes me të, sepse e dimë që është shumë i rrezikshëm kur ka topin në këmbë. Duhet të luajmë si ndeshjen e fazës së parë, për të marrë një fitore ndaj Barcelonës”, u shpreh Benzema.

Related posts

“SHTATË JETËT E ISCOS”/ E ardhmja tek Real Madrid…në dyshim!

Delo.autor

U DHA LAMTUMIRËN SHOKËVE TË SKUADRËS/ Ndodh e pabesueshmja me Edinson Cavanin

Delo.autor

PËRBALLJE DRAMATIKE NË KORÇË/ “Ujqrit e Dëborës” mposhtin me përmbysje Partizanin

Delo.autor

Leave a Comment