Futboll Seria A Sport

SHËNOI GOLIN E JETËS/ 144 DITË MË PAS, RONALDO kthehet në vendin ku lindi DASHURIA

Nga mik në Zot shtëpie, pas plot 144 ditësh të gjata! Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në “vendin e krimit” ose e thënë ndryshe në vendin e “takimit të parë të dashurisë” me Juventus-in e tij. Pikërisht, Juventus-in e tij, atë që e bëri për vete pas një joshje të gjatë dhe të papritur që u konkretizua gjatë verës, që pasi u njohën në një natë të Champions League, ku u dashuruan me njëri-tjetrin.

Si shkoi e dinë të gjithë: çerekfinalja e parë, një gol i shënuar me një nga roveshatat më të bukura të historisë së futbollit, gola dhe duartrokitje nga i gjithë stadiumi. Thjeshtë për të nderuar armikun më fantastik.

Një gjest jo i zakonshëm, që nuk mbarte brenda vetes asgjë tjetër veç admirimit. Atëherë askush nuk mendonte se “CR7” do të vinte në Torino, askush nuk ëndërronte. Por, pas 144 ditësh, ajo ditë u bë premisa e një marrëveshje të çmendur dhe një ambicie që u shtua me kalimin e kohës, me një mendim fiks në kokë, nuk ka si të ndodhë ndryshe, fitoren e Champions League.

Dje, Ronaldo hyri në “Juventus Stadium”, për stërvitjen me ekipin. Nesër do të futet për të bërë seriozisht, kundër një Lazio të plagosur, por shumë të rrezikshme, që tre vjet më parë doli nga Torino me tre pikë në xhep.

Nuk do të jetë një shëtitje, por paralele me trajektoren e një ndeshje për t’u fituar me çdo kusht, ku tifozët do të jenë të emocionuar po aq sa ai, për ndeshjen e parë të “CR7” në shtëpinë e tyre, në shtëpinë e Juventus, atje ku pritet edhe një koreografi mbresëlënëse, për t’i dhënë mirëseardhjen.

Nuk dihet ende asgjë e saktë, vetëm fakti se mirëseardhja e tifozëve bardhezi do të jetë diçka unike, e paharushme. E rrallë, ashtu si 144 ditë më parë, kur pas golit me roveshatë duartrokitjet ishin masive dhe i hapën rrugën marrëveshjes së shekullit për klubin bardhezi, që kurrë më parë nuk kishte blerë një fitues të pesëfishtë të “Topit të Artë”.

Related posts

PARTIZANI NË GJIROKASTËR/ Pritet prova për të thyer “mallkimin” 22 vjeçar

Delo.autor

ZYRTARE/ Futbollisti i Realit transferohet te Arsenali për 40 milionë euro

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta anëtari i bordit drejtues të Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment