Futboll La Liga Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Ky është propozimi STRATOSFERIK i REALIT për HAZARD

Kampionët e Europës dëshirojnë me çdo kusht të shtojnë në organikën e tyre “yllin” e bluve të Londrës, Eden Hazard, për të cilin nuk do të pranojnë refuzimin, duke përgatitur sulmin e frikshëm prej 224 milionë eurosh, për shërbimet e belgut 27-vjeçar. Lajmin e publikojnë mediat e rëndësishme britanike, por theksojnë se Chelsea me në krye teknikun Sarri, do të tentojnë t’i rezistojnë çdo propozimi deri në përfundim të merkatos në La Liga.

Në të vërtetë “Los Blancos” duket se shohin te sulmuesi belg zëvendësuesin e denjë të Cristiano Ronaldos, që tashmë mban veshur fanellën e bardhezinjve të Juventusit. Në këtë mënyrë, për t’i lënë para një fakti thuajse të kryer, klubi mbretëror ka ndërmend ta rritë ofertën paraprake nga 117 milionë euro në 224, aq sa është dhe klauzola e largimit e vendosur për të nga klubi anglez.

Hazard, që pritet të këtë një pagë prej 330 mijë eurosh në javë nëse marrëveshja do të arrihet, nuk ka ushtruar asnjë lloj presioni deri më tani për të mbyllur tratativën. Kujtojmë se së fundmi Reali bleu edhe Thibout Courtois nga blutë e Londrës për shifrën e 40 milionë eurove, me francezin që tashmë fton ish-shokun e skuadrës t’u bashkohet madrilenëve, por Sarri është bindur se “ylli” i skuadrës së tij do të vijojë të qëndrojë në “Stamford Bridge”. Reali pritet të bëjë goditjen e fundit brenda kësaj jave, me shpresën për ta mbyllur me sukses transferimin e Hazard në “Bernabeu”, ndërkohë që merkato spanjolle do të përfundojë në 31 gusht.

Related posts

Kolumbianët e kthejnë në festë para Japonisë, shikoni si harbohen në dhomat e zhveshjeve (VIDEO)

Sadik.Autor

ARSENAL-DUNDALK/ Rikthehet mbrojtësi Mustafi, Granit Xhaka titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Barça “çmendet” për mbrojtësin e Napolit/ 40 milionë euro plus 3 futbollistë

Sadik.Autor

Leave a Comment