Futboll Sport

PAMJE RRËNQETHËSE/ E mbuluar me GJAK, ATLETJA fiton MEDALJEN E ARTË (VIDEO)

Pamje rrëqethëse vijnë nga Kampionati Europian i Atletikës, që po mbahet në Berlin. Në maratonën e femrave, të gjatë 42km, atletja bjelloruse Volha Mazuronak, pati një rrjedhje gjaku nga hundët, në momentet që po garonte.

Diçka e tillë vjen kur trupi bën sforcime të paimagjinueshme, dhe presioni i gjakut është tejet i lartë. Teksa kishte rreth 30 minuta që kishte nisur gara, fytyra e saj u mbush me gjak, duke i sjellë për pasojë edhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Gjithsesi, Mazuronak nuk ndaloi, dhe vazhdoi me kokën lart.

Ajo ndaloi në një pikë të ngritur për garueset, pastroi veten dhe u mbështoll me një copë për të ndaluar gjakderdhjen, dhe vazhdoi deri në fund, ku gjithçka u shpërblye, dhe ajo fitoi medaljen e artë.

{“videoid”:”1534085013900″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Related posts

“Bomba” nga Anglia, Cityt, transferon yllin e Barcelonës për 200 milionë euro

Sadik.Autor

DERBI I MILANOS/ De Vrij-Romagnoli, çfarë dueli në…statistika

Isa.Autor

VENDIMI BEFASUES/ Asnjë nuk është i paprekshëm, Reali i nxjerr të gjithë lojtarët në shitje

Delo.autor

Leave a Comment