Futboll Sport

E BUJSHME TEK NAPOLI/ Mesfushori polak: Bëj tatuazh nëse fitojmë Europa League, por s’më lë…

Napoli përgatitet për ndeshjen e radhës në Europa League, ku do të përballet me skuadrën e Salisburgut. Në prag të këtij takimi ka folur mesfushori polak Piotr Zielinski, që tha se ky turne është i rëndësishëm, pasi mbetet objektivi i vetëm për Napolin. “Asgjë nuk është e pamundur, jemi një ekip i mirë dhe me shumë kampionë, ndaj mund t’ia dalim mbanë. Këtë sezon kemi qenë shpesh të pafat, por shpresoj që fati të na ndihmojë në këto muajt të fundit”, tha Zielinksi.

Mesfushori polak, u shpreh se në rast se Napoli do të fitojë turneun e Europa League, do të bëjë një tatuazh. “Në fakt, nuk më pëlqejnë shumë tatuazhet, por mund ta bëj një të tillë në rast se triumfojmë. Problem është se më duhet t’i marr leje mamasë për të bërë tatuazhin, pasi ajo nuk e pëlqen këtë gjë dhe mund të ma fshijë”, u shpreh mesfushori 24-vjeçar, në sezonin e tij të tretë më skuadrën e Napolit. Në 97 ndeshje me Napolin, Piotr Zielinski ka realizuar 13 gola.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Mesfushori Gjasula tregohet i sinqertë: Nuk e prisja ftesën e Kombëtares…

Delo.autor

PROBLEMET NË KOMBËTARE/ Reagon ashpër mesfushori Pogba: Tensionet e vetme që ekzistojnë janë në…

Delo.autor

Tre skenarët që mund të shpëtojnë Ronaldon nga burgu

Sadik.Autor

Leave a Comment