Futboll Seria A Sport

SHOKOHET INTERI/ Nainggolan vuan një DËMTIM të RËNDË, do të MUNGOI deri…

Duke luajtur një miqësore në fillim të sezonit në Zvicër, Radja Nainggolan ka pësuar një dëmtim muskulor. Pas shqetësimeve të para, vizitat e zakonshme kanë qetësuar ambientin, sepse problemi nuk ishte serioz dhe pushimi dukej se do të ishte vetëm për dhjetë ditë.

Por diçka nuk ka shkuar siç duhet ose ndoshta i është shtuar ndonjë problem tjetër. Sepse “Ninja” është akoma i dëmtuar, do të humbas edhe ndeshjen miqësore me Atletico Madrid dhe ndoshta mund të mos jetë në dispozicion të Spallettit për ndeshjen e parë të kampionatit me Sassuolon, që do të luhet më 19 gusht.

Belgu ka qenë një nga goditjet e mëdha të merkatos së Interit, që ka paguar 24 milionë euro. Nainggolan është duke ndjekur një program të personalizuar që duhet ta ndihmojë atë të rikuperohet më shpejt. Tani në mendjen e belgut është ndeshja me Sassuolon, e para në Seria A 2018-2019 për zikaltrit.

Related posts

KUJTON NDESHJEN E KUPËS SË BOTËS 2014/ Mbrojtësi Blind: Nuk e harroj kurrë, 5-1 kundër Spanjës më ndryshoi…

Delo.autor

Pesë arsye pse James Rodriguez po i mungon Realit dhe Zidanes

Q.Autor

NDODH EDHE KJO/ RISI në Seria A, ja ku do të transmetohen ndeshjet (VENDIMI)

Isa.Autor

Leave a Comment