Futboll Sport

Vlera “të çmendura”/ Njihuni me 10 PORTIERËT më të SHTRENJTË në HISTORI

Çmimet për sa i përket tregut të futbollistëve janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Kemi parë transferime nga më të çmendurat që mbajnë shifra rekord. Tashmë drejtuesit e klubeve nuk e kanë problem të fusin duart në xhepat e tyre dhe të paguajnë shuma të majme edhe për portierët.

Në këtë merkato kemi pasur dy portier të tillë që u transferua për shifra rekord. Fillimisht Alison nga Roma te Liverpuli për 72.5 milionë euro dhe më pas Kepa nga Atletiko e Bilbaos drejt Çeslit për 80 milionë euro. Ndërkohë më poshtë ndiqni 10 portierët që janë shitur më shtrenjtë.

– Aleks Meret, 22 milionë Nga Udinese te Napoli në 2018

– David De Gea, 25 milionë – Nga Atletiko Madrid te Mançester Junajtid në 2011

– Brend Leno, 25 milionë – Nga Leverkusen tek Arsenal në 2018

– Françesko Toldo, 26,5 milionë – Nga Fiorentina tek Interi në 2001

– Xhordan Pikford, 28,5 milionë – Nga Sandërlend tek Everton në 2017

– Manuel Nojer, 30 milionë – Nga Schalke 04 te Bajern në 2011

– Ederson, 40 milionë – Nga Benfika te Mançester Siti në 2017

– Bufon, 52 milionë – Nga Parma te Juventus në 2001

– Alison, 72,5 milionë – Nga Roma te Liverpul në 2018

– Kepa Arrizabalaga, 80 milionë – Nga Atletik Bilbao te Çelsi në 2018.

 

Related posts

“MË BINDI BUFFON TEK JUVENTUS”/ Adrien Rabiot rrëfen: Më pëlqen të kafshoj çdo centimetër…

Delo.autor

Nuk i ndahet stërvitjes/ Florian MARKU i dërgon mesazh publikut: Po përmirësohem…

Isa.Autor

MORATA PËR SPORTIN/ “Në futboll, koka është gjëja më e rëndësishme…”

Isa.Autor

Leave a Comment