Futboll Gossip Premier League Sport

Shokon futbollisti anglez/ I paguanim ”gjobën” shokut nëse shkonim me ish-të dashurën

Në karrierën e tij ai ka luajtur për Arsenal dhe Liverpool por asnjëherë nuk arriti të ngrihet në nivelin e një ylli të Premier League. Megjithatë, të luash në atë që konsiderohej si kampionati më i mirë në botë kishte benefitet e veta për Jermaine Pennant.

Kur luante për Reds-at ish-trajneri i tij Rafa Benitez thoshte gjithmonë se vetëm një gjë e pengonte mesfushorin të bëhej një lojtar i madh: femrat.

Në një ekstrakt nga libri i tij autobiografik ai pranon se kjo ishte shumë e vërtetë. Tani ai është i martuar me modelen Alice Goodwin, por në të shkuarën çfarë nuk ka bërë dhe ka vetëm një këshillë për futbollistët e rinj: Qëndroni larg femrave!

“Në fillim më pëlqeu dhe fillova të shijoja fyrtet e famës. Sidomos pasi kalove tek Arsenal, kur filluan edhe të më njihnin në rrugë dhe nëpër klubet e natës. Krejt papritur e shihja veten të rrethuar nga femra të shumta. Nuk dihej ora kur kthehesha në shtëpi për të pushuar”, rrëfen Pennant. “Ato bënin gjithçka për të na rënë në sy, por nuk e dinin që të nesërmen ne as nuk do t’i merrnim më të në telfon”.

Por zbulimi më shokues është mënyra se si ai dhe shokët e tij i trajtonin vajzat me të cilat kishin marrëdhënie, si të ishin pronë e tyre. “Bënim një lojë me njëri-tjetrin dhe e quanim Monopoly. Të gjithë kishim “pronat” tona dhe nëse ndonjë shok flinte me ish-të dashurën e një tjetri atëherë duhet t’i paguante “gjobën”. Nëse ishte e mirë, 100 paund, nëse nuk kishte qenë gjë, 14”, thotë Pennant, i cili së fundmi ka vendosur të futet në versionin britanik të Celebrity Big Brother për të rregulluar imazhin e tij.

Related posts

Bayern sfidon Juven dhe Liverpool-in për një gjerman

Sadik.Autor

Kukësi me “përforcime”, rikthehet qendërmbrojtësi durrsak në radhët e verilindorëve

Isa.Autor

ROMA-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” me një këmbë në finalen e Europa League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment