Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIMET XHEKO-LUKAKU/ Një Inter “gjigantësh”, merr formë strategjia e Antonio Contes

Të bashkojë “gjigantët”: ky është plani që po thur Antonio Konte për Interin e tij. Një revolucion që do nisë me Romelu Lukakun dhe Edin Xhekon, dy kolosë që është e vështirë t’i sfidosh me fuqi fizike në 30 metrat e fundit.

Trajneri i ri kërkon një skuadër të aftë të përballet me “betejat ajrore”: në këtë aspekt, të dy së bashku i garantojnë 383 centimetra skuadrës për të shënuar dhe po aq kundërshtarit për të markuar.

ZGJEDHJE – Për sa u përket transferimeve, të dy kanë shprehur dëshirat për t’u bashkuar me klubin zikaltër. Për boshnjakun e Romës duhet përcaktuar vetëm talenti i akademisë interviste, që do përfshihet në negociata: përflitet se i përzgjedhuri do jetë Sebastiano Espozito. Ndërsa Junajtid, për belgun kërkon 70 milionë euro kesh, pasi refuzoi kartonin e Ivan Perisiçit. Jo më larg se e mërkura, megjithatë,  Lukaku u shpreh se ka “vendosur destinacionin e radhës, tani dikush të bisedojë me klubin për shifrat”.

“ARTILERI E RËNDË” – Plani, normalisht, do duhet shndërruar në realitet. Duke nisur nga largimi i Mauro Ikardit, që do garantonte “thesarin” e nevojshëm për të nisur bisedimet me “Djajtë e Kuq”. Nëse Marota dhe Auzilio do përmbushin misionin, Konte do ketë në gatishmëri dy “kulla”, që nuk kanë krahasim në skenat e mëdha europiane. Duke kërkuar mirë, mund të gjenden skuadra që kalojnë kuotën 383 centimetra me dy lojtarë, por nuk flitet për “big”-ë dhe as për yje.

Lukaku-Xheko

Shpesh bëhet fjalë, madje, për titullarin dhe rezervën e tij, ndërsa Xheko dhe Lukaku kanë karakteristika për të luajtur së bashku. Mes protagonistëve të Champions-it të fundit, përpara qëndron vetëm Monako, me dy të rinj që janë përpjekur të fitojnë prestigj: Pelegri dhe Vinisius.

Related posts

“DASHURIA E VJETËR”/ Berlusconi: “Ky MILANI i Gattusos nuk më PËLQEN!”

Isa.Autor

DËMTIMI I RËNDË/ De Bruyne sfidon kohën dhe mjekët: Do të jem në atë ndeshje

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Hoxhallari realizon një SUPER GOL nga distanca dhe rihap sfidën ndaj “Demave” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment