Futboll Sport

SHPËRTHEN PANUCCI/ Edhe SHQIPËRIA  i ka STADIUMET më cilësore se ITALIA

Kombëtarja shqiptare do të nisë për pak ditë përgatitjen për sfidën e parë që do të luajë për Ligën e Kombeve kundër Izraelit, ndeshje që do të luhet në datën 7 shtator.

Trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi, ende nuk e ka bërë publike listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion, por ndërkohë ai ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur për ish skuadrën e tij Romën.

Panuçi është shprehur se klubi vedhekuq duhet të ndërtojë një stadium të vetin pasi sipas tij nuk është ndonjë gjë e madhe që një klub si Roma të bëj një impiant të ri përderisa një stadium i ri po ndërtohet dhe në Tiranë.

“Për të përsëritur historinë në Europë siç bëri sezonin e kaluar, mendoj se do të jetë e vështirë, por Roma duhet që të ndërtojë si fillim një stadium të ri. është një problem stadiumi, jo vetëm për Romën por për të gjithë Italinë.

Stadiumet këtu të bëjnë të qeshësh dhe i vetmi ekip i madh me stadium personal, është Juventusi. Ai fiton gjithmonë.

Sa e vështirë është? Federata Shqiptare po bën një stadium për Kombëtaren dhe përderisa atje po bëhet stadiumi, nuk ka ndonjë gjë të madhe, edhe Roma mund ta ketë një stadium të vetin”, deklaroi trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ VDES legjenda e ANGLISË, njihej për shpirtin luftark (FOTO)

Isa.Autor

VETËM 17-VJEÇ/ Mesfushori i Anglisë hyn në histori si debutuesi më i ri në “EURO 2020”

Delo.autor

DHIMBJE E MADHE PËR RONALDINJON/ COVID-19 i merr jetën njeriut të dashur të brazilianit

Delo.autor

Leave a Comment