Futboll Kombëtarja Sport

SHQIPËRIA në kaos para IZRAELIT/ Lojtari i Kombëtares PËRJASHTOHET nga skuadra

Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në një situatë kaotike dhe alarmante përpara ndeshjes kundër Izraelit në 7 shtator për Ligën e Kombeve.

Kjo pasi në këtë përballje kemi dy mungesa të sigurta për shkak dëmtimi si Roshi dhe Sadiku, ndërkohë që një pjesë tjetër e titullarëve janë pa ekip dhe pa fazë përgatitore, e për pasojë jashtë çdo forme fizike.

Mavrajt, Alijit dhe Ajetit tashmë i është bashkuar dhe Hysen Memolla, i cili është përjashtuar nga ekipi i tij Hajduk Split. Mësohet se drejtuesit e klubit kroat e kanë dërguar mbrojtësin kavajas në ekipin B si dhe i kanë ndaluar atij hyrjen madje edhe në stadium apo seancat stërvitore të ekipit A. Kjo situatë ka ardhur pasi lojtarit i është komunikuar se nuk është më në planet e ekipit, e për këtë është kërkuar prishja e kontratës me mirëkuptim, kur ka mbetur edhe një vit nga mbarimi i saj.

Por Memolla nuk ka pranuar dhe së bashku me tre lojtarë të tjerë ka marr dënimin e sipërpërmendur. Në këtë situatë alarmante mbetet për t’u parë se çfarë do të mund të sajojë tekniku Panuçi për sfidën delikate në “Elbasan Arena”, ku nga reparti i mbrojtjes vetëm Xhimshiti dhe Hysaj janë në formë optimale me ekipet e tyre.

 

Related posts

ZBULON BLERJEN E BUJSHME TË PEREZIT/ Legjenda e Arsenalit: Ja lojtari që i bashkohet Real Madridit këtë verë

Delo.autor

Historia që përsëritet/ Spanjë-Rusi dhe nata kur gjithçka ndryshoi

Isa.Autor

SHKËLQEU ME SUEDINË NË BOTËRORIN PËR FEMRA/ Futbollistja shqiptare drejt klubit gjigant spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment