Futboll Sport

KOMBËTARJA/ Sadiku i vendosur: Duhet të marrim 2 fitore, kryesimi i grupit…

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për dy sfidat kualifikuese në Ligën e kombeve.

Në prag të sfidave me Bjellorusinë në Minsk dhe Lituaninë në “Arena Kombëtare”, sot dy futbollistë kuqezi kanë dalë para mediave: Armando Sadiku, i rikthyer në përfaqësuese, dhe Qazim Laçi, një debutues në këtë fanellë.

Sulmuesi elbasanas nënvizoi: “Ndihem shumë mirë, kënaqësi të vesh fanellën e kombëtares. Shpresoj ta ndihmoj. Ambienti është i njëjtë, janë disa lojtarë të rinj që nuk i kisha takuar. Kemi një grup të mirë lojtarësh. Jam i bindur që do të marrim maksimumin në këto ndeshje, që me Bjellorusinë. Mungesa e golit me kombëtaren? Goli është si ushqimi për mua.

Kur shënoj është përherë mirë. Goli është detyra ime, kudo që luaj. Besoj e kam bërë mirë këtë në klub. Në kombëtare është akoma më e veçantë, është një ndjenjë unike. Uroj të shënoj sërish me fanellën kuqezi. Do të mundohem të shënoj që në këto dy ndeshje, dua të kthehem shpejt te goli. Dua ta ndihmoj kombëtaren në këtë start eliminatoresh të Ligës së Kombeve.

Bjellorusia dhe Lituania? Ne duhet të shohim veten, t’i marrim ndeshjet shumë seriozisht që nga minuta e parë. Në letër mund të duken më të dobët se ne, por në futbollin e sotëm nuk ka diferenca. Ne do të japim gjithçka për të marrë tri pikët në secilën ndeshje.

Konkurrenca në sulm? Unë do të jap më të mirën. Kam luajtur 36 ndeshje me Malaga, si asnjëherë tjetër në karrierë. Jam i lumtur që u ktheva në kombëtare, pastaj për formacionin vendos trajneri. Edhe herët e tjera jam thirrur nga Edy Reja, por për arsye familjare dhe dëmtimi nuk erdha dot. Do të jap më të mirën time, pastaj vendos trajneri.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Humbi vendin e titullarit këtë sezon, Milan nxjerr në shitje mbrojtësin e skuadrës…

Delo.autor

E PAPRITUR/ NESËR lojtari i SUPERLIGËS tërhiqet nga futbolli, ARSYEJA do t’ju befasoj

Isa.Autor

PLAS SKANDALI NË LA LIGA/ Dha gol kundër Realit, shpërthen festa në dhomën e VAR-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment