Futboll Sport

Simeone: Unë në Itali? Jam i lumtur aty ku ndodhem

Ish-futbollisti i Inter, tashmë prej disa sezonesh shumë i suksesshëm në rolin e trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, të shtunën do të përballet me Inter në Madrid. Por më parë u ndesh në Itali, në një miqësore me Cagliari, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj sardëve. Pikërisht në konferencën për mediat të dhënë pas ndeshjes, Simeone ka folur ndër të tjerat për djalin e tij që luan në Seria A me Fiorentinën, sikurse dhe për shanset që vetë ai të stërvisë në skuadrat e Italisë.

“Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem. Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj. Djali im? Jam i kënaqur për atë çka po bën, por nuk besoj se ky është momenti që të jemi bashkë në një skuadër, edhe pse më pëlqen loja e tij dhe është djali im”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone.

Related posts

LEVANTE-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon sërish në epërsi, shënon Bale me 11-metërsh

Delo.autor

FALET MANCHESTER CITY/ Zyrtari i lartë i futbollit sulmon “CAS”: Nuk ka standarte

Delo.autor

SHIFRAT/ Sulmi më i mirë i Superiores, Vllaznia si fabrikë golash

F.autor

Leave a Comment